Përgatitjet për vaksinimin kundër Covid 19

Ministria e Shëndetësisë e R.S. Maqedonia po bën përgatitje intensive për vaksinimin e popullatës kundër Covid 19, imunizimi i popullatës do të jetë opsional, dmth vullnetar. Sipas përgatitjeve fillestare, imunizimi do të bëhet përmes qendrave shëndetësore si ISHP të ngarkuara me kujdesin shëndetësor parësor të popullatës.

ISHP Qendra Shëndetësore Tetovë kryen përgatitje intensive në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbarëvajtjen e procesit të imunizimit nga Kovid 19.

Një ekip nga AlJazeera Ballkan vizitoi ISHP ZD Tetovë si qendra e dytë më e madhe shëndetësore në republikë, duke shërbyer afërsisht 200,000 qytetarë.