APLIKIMI PËR TË SHPREHUR INTERES LIDHUR ME VAKSINIMIN KUNDËR COVID-19
Të dashur qytetarë,
Ju lutemi lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm para se të plotësoni/kompletoni aplikimin tuaj për vaksinim kundër COVID-19:
- Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Duke plotësuar këtë formular, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini im. Mjeku i juaj amë njoftohet me informacionin e regjistrimit. Nuk është e nevojshme që ta kërkoni mjekun amë në mënyrë shtesë ose të informoni se jeni regjistruar.
- Sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, mjeku juaj amë do t’ju telefonojë dhe do t’ju informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinoheni në pikën e zgjedhjes suaj gjatë regjistrimit.